UEFA publikon emrat e gjyqtarëve të ndeshjes Legia – Drita

Futboll

UEFA publikon emrat e gjyqtarëve të ndeshjes Legia – Drita

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 12:22
UEFA publikon emrat e gjyqtarëve të ndeshjes Legia – Drita

Skuadra kampione e Kosovës në futboll, Drita nga Gjilani sot do ta luajë takimin më të rëndësishëm në histori të saj, shkruan Insporti.

Ekipi i drejtuar nga Ardian Nuhiu, pas elimonoi Sileksin në raundin e dytë të kualifikimeve për Ligën e Evropës, sot zhvillon takimin tjetër ndaj Legia Warsawa në Poloni.

UEFA ka publikuar edhe emrat e gjyqtarëve të deleguar për këtë takim.

Gjyqtar kryesor sonte do të jetë Halis Ozkahya, i cili vjen nga Turqia me asistentë të tij janë Ceyhun Sesiguzel dhe Kerem Ersoy, ndërsa gjyqtar i katërt Alper Ulusoy.

“Ne jemi të vetëdijshëm se me kë po luajmë, por nuk do të trembemi. Ne do të luajmë ndeshjen tonë dhe do të shohim sa a do të jetë e mjaftueshme” – u shpreh trajneri Nuhiu në konferencën për shtyp mbrëmjen e kaluar.

Ky takim është shumë i rëndësishëm edhe për Superligën e Kosovës, duke qenë se është hera e parë që një ekip vendor arrin të luajë një ndeshje të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Ky takim nis me fillim nga ora 20:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat