Goditje e rëndë për Milanin

Futboll

Goditje e rëndë për Milanin

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 15:20
Ibra

Zlatan Ibrahimoviç nuk mund të jetë pjesë e skuadrës së Mialniot ëpr ndeshjen e sotme në Europa Ligës ndaj Bodo Glimt, për shkak se ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.

Ditën e djeshme te kuqezinjtë kishte rezultuar poiztiv ndaj virusit mbrojtësi Leo Duarte dhe menjëherë pas kësaj e gjithë skuadra iu nënshtrua testeve.

Sipas asaj që zbulon “Corriere della Sera”, nga përgjigjet e testeve është zbuluar se pozitiv me Koronavirus ka rezultuar edhe Ibrahimoviç.

Ky i fundit nuk do të jetë për ndeshjen e sotme, teksa është në dyshim edhe për ndeshjet e radhës, pasi duhet të futet menjëherë në karantinë, ku protokolli parashikon se duhet të qëndrojë aty rreth 14 ditë, por në rast se del negativ në testin e radhës mund të zbresë në fushë më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat