Candreva te Sampdoria

Futboll

Candreva te Sampdoria

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 16:41
Candreva te Sampdoria

Antonio Candreva i jep lamtumirën Interit pas 4 sezonesh.

Është arritur akordi mes klubit zikaltër dhe Sampdorias për transferimin e mesfushorit italian te skuadra doriane. Interi do të përfitojë 2,5 milionë euro nga shitja e 33-vjeçarit ndërkohë që Candreva me Sampdorian do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me një pagë prej 1,6 milionë eurosh në sezon.

Dy klubet e kanë mbyllur me sukses këtë operacion merkatoje dhe siç raporton Sky Sport tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat