Sfarqa: Ferizaj bëhet me Stadium të ri të futbollit

Futboll

Sfarqa: Ferizaj bëhet me Stadium të ri të futbollit

Nga: K.G. Më: 24 shtator 2020 Në ora: 16:57
Sfarqa: Ferizaj bëhet me Stadium të ri të futbollit

Ferizaj si qyteti i dytë më i fuqishmi financiarisht në Kosovë, nuk e ka një stadium si duhet të futbollit dhe padyshim se është zhgënjyese për dashamirët më të zjarrtë të këtij qyteti! Kryetar i degës së LDK-së për Ferizaj, Muharrem Sfarqa, konfirmon lajmin e mirë për futbolldashësit ferizajas.  

“Ferizaj bëhet me Stadium të ri të futbollit!

Si pjesë e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që kryesohej nga zonja Vlora Dumoshi, Ministre e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, isha i nderuar që isha sot në vizitë zyrtare  në Ferizaj.

Në pritje nga kryetari Aliu, pashë këmbënguljen e Ministres Dumoshi  që Ferizaj në fushln kulturore e sidomos atë sportive të trajtohet në mënyrë meritore. Jam i lumtur që isha pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për ta jetësuar idenë që qyteti ynë më në fund të bëhet me një stadium futbolli, sipas standardeve të UEFA-së e FIFA-së.

Faleminderit e nderuara Ministre Dumoshi. 
Urime sportist e futbollist.
Urime Ferizajas!”, shkruan mes të tjera Sfarqa në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat