Ibrahimovic: Virusi e pati guximin të më sfidonte, ide e keqe!

Futboll

Ibrahimovic: Virusi e pati guximin të më sfidonte, ide e keqe!

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 17:00
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic ka reaguar ashtu siç di vetëm ai, pasi njoftimit se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Futbollistët e Milanit u testuan dy herë, dje dhe sot, para ndeshjes së sontme kundër Bodo/Glimt, në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Evropës.

Leandro Duarti rezultoi pozitiv me koronavirus gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot ishte Ibrahimovic ai që doli të ishte i infektuar, anipse dje ishte negativ.

38-vjeçari ka bërë një reagim në rrjetin social Twitter, ashtu siç di vetëm ai.

”Unë rezultova negativ për Covid dje dhe pozitiv sot. Pa asnjë simptomë. Covid kishte guximin të më sfidonte. Ide e keqe”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat