Milani synon të kalojë në play-off të Ligës së Evropës dhe për të vazhduar rrugëtimin duhet të fitojnë sonte në San Siro.
Kundërshtari i radhës i Rossonerëve është lideri aktual në futbollit norvegjez Bodo/Glimt.
Kuqezinjtë synojnë fitore pasi vetëm në këtë mënyrë do të vazhdonin rrugëtimin në garën e dytë më të madhe evropiane për klube.
Në anën tjetër klubi norvegjez ka udhëtuar drejt Italisë për të shkaktuar befasi.
Zlatan Ibrahimovic është mungesa e madhe e Milanit, pasi suedezi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Formacionet zyrtare:
Milan: Donnarumma, Calabria, Kajer, Gabbia, Theo, Kessie, Bennacer, Castillejo, Calhanoglu, Saelemaekers, Colombo.
Bodo/Glimt: Haikin, Sampsted, Lode, Moe, Bjorkan, Fet, Berg, Saltnes, Zinckernagel, Junker, Hauge.