Lewandowski është shembulli që ndjek Immobile

Futboll

Lewandowski është shembulli që ndjek Immobile

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 21:45
Ciro Immobile

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, thotë se është e jashtëzakonshme që shënoi më shumë gola se lojtari që e merr si shembull, Robert Lewandowski.

Futbollisti italian ishte golashënuesi më i mirë në Evropë për sezonin 2019/2020 duke shënuar 36 gola në Serie A dhe e fitoi Këpucën e Artë evropiane.

Ai arriti ta linte prapa superyllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo, në kampionatin italian, si edhe sulmuesin e Bayern Munichut, të cilin e ka model për ta ndjekur.

“Jam shumë krenar që e kam fituar Këpucën e Artë. Lewandowski ka qenë gjithmonë modeli që kam ndjekur”.

“Po të mund të votoja për Topin e Artë, do t’ia jepja atij votën”, ka deklaruar Immobile për Bild.

Kjo është hera e parë që një futbollist nga Serie A e fiton Këpucën e Artë evropiane që nga viti 2007, kur atë e kishte fituar ikona e Romës, Francesco Totti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat