Zyrtare: Godin nënshkruan me Cagliarin

Futboll

Zyrtare: Godin nënshkruan me Cagliarin

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 22:06
Diego Godin

Cagliari ka njoftuar zyrtarisht se e ka transferuar Diego Godinin nga klubi i Interit.

Mbrojtësi 34 vjeçar ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin e ri, kështu që do ta vazhdojë karrierën në Serie A.

“Klubi i Cagliarit ka kënaqësinë t’ju njoftojë për transferimin e Diego Godinit nga Interi”.

“Mbrojtësi uruguaian ka nënshkruar marrëveshje, e cila e lidh me Rossoblu deri më 30 qershor 2023”, thuhet në njoftimin e Cagliarit.

Diego Godin nënshkroi për Interin në verën e kaluar nga Atletico Madridi, ndërsa largohet nga Nerazzurrët pas vetëm një sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat