24 shtatori i vitit 2020 do të jetë një moment i paharrueshëm për trajnerin Ernest Gjoka. Trajneri kryeqytetas kishte si kundërshtar një nga trajnerët më të mirë në botë, Jose Mourinho, në përballjen e sotme mes Shkëndijës nga Tetova dhe Totenhemit. Në prononcimin për “Supersport”, pas kësaj përballje historike Gjoka u shpreh:
“Jose Mourinho më tha në fundin e ndeshjes që ishte sfidë shumë e bukur dhe bravo skuadrës”, zbuloi trajneri Ernest Gjoka.
“Fitova atë që doja, në fundin e ndeshjes. Të kesh kundërshtar Mourinhon, është si një sakrificë për të gjithë ato sakrificat që një trajner bën gjatë karrierës së tij”, tha ndër të tjera trajneri shqiptar.