Liverpooli tallet me Lincoln, Xherdan Shaqiri me supergol

Futboll

Liverpooli tallet me Lincoln, Xherdan Shaqiri me supergol

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 22:58
Liverpooli tallet me Lincoln, Xherdan Shaqiri me supergol

Nuk kanë zhgënjyer ekipet big të Premier League në EFL Cup. Liverpooli fitoi me rezultatin 2:7 në ndeshjen kundër Lincolnit, ndërsa Manchester City vuajti ndaj Bournemouth me rezultatin 2:1.

Trajneri Jurgen Klopp hodhi ekipin e dytë dhe u argëtua në stol.

Xherdan Shaqiri u rikthye te goli në minutën e 9′-të me një supergol të realizuar nga një goditje dënimi rreth 20 metra.  Goditi bukur dhe topi futet në këndin e majtë të epërm.

Shaqiri ka treguar lojë shumë të mirë dhe u zëvendësua në minutën e 75-të.

Minaminoi shënoi dy gola, Jones ndoqi japonezin, ndërsa Origi dhe Grujic i vendosën kapak për 2:7.

Man. City fitoi me vështirësi nda Bournemouth për rezultatin 2-1. Delap shënoi golin e avantazhit pas pasimit të Foden për 1-0, ndërsa miqtë barazuan për 1-1 me anë të Surridge. Goli i fitores nga “Qytetarët” u shënua nga Foden për 2-1. Aston Vila fitoi me rezultatin  0-3 nda Bristol City-t/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat