Mourinho ironizon: Mendova se jam rritur, por portat ishin më të vogla në Shkup!

Futboll

Mourinho ironizon: Mendova se jam rritur, por portat ishin më të vogla në Shkup!

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 11:45
Mourinho ironizon: Mendova se jam rritur, por portat ishin më të vogla në Shkup!

Një ngjarje jashtëzakonisht interesante ka ndodhur para ndeshjes Shkëndija – Tottenham Hotspur e zhvilluar në Shkup.

Dy skuadrat u përballën në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Evropës, ndeshje që u fitua nga skuadra angleze me rezultat 1-3.

Por ajo që mori vëmendje të madhe para fillimit të ndeshjes ishin portat e vendosura, të cilat ishin pesë centimetra më të shkurtra.

Për këtë ka folur Jose Mourinho, i cili me shaka tha se mendoi fillimisht se është rritur, por e kuptoi se portat ishin më të vogla.

“Kujtova se isha rritur, por kuptova se portat ishin 5 centimetra më të shkurtra”, shkruan Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat