Haaland: Nuk jam i kënaqur

Futboll

Haaland: Nuk jam i kënaqur

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 15:04
Haaland: Nuk jam i kënaqur

Sulmuesi i talentuar i Borussia Dortmund, Erling Haaland, shënoi 44 gola sezonin e shkuar, një statistikë e shkëlqyer. Pavarësisht kësaj, bomberi norvegjez shprehet se ka shënuar pak dhe sipas tij duhet të kishte realizuar mbi 50 gola.

“Duhet të bëj akoma shumë për t’u bërë një futbollist më i mirë, ky është objektivi im çdo ditë. Duhet të jem më cinik, por edhe të përmirësoj bashkëpunimin me shokët e skuadrës.

E di se çfarë duhet të bëj dhe duhet të punoj për këtë. Rishikoj shpesh golat e mia dhe analizoj detajet që mund të më ndihmojnë të shënoj të tjerë.

Kam rishikuar 44 golat e sezonit të kaluar shpesh dhe mendoj se mund të kisha shënuar edhe më shumë se 50. Nuk dua të dukem arrogant, por është e vërtetë.

Mendoj se ky mentalitet është pozitiv sepse do të thotë se kam potencial. Nuk jam i kënaqur, do të kërkoj të punoj për t’u përmirësuar akoma”, u shpreh Haaland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat