Islami kërkon fitore kundër skuadrës maqedone

Futboll

Islami kërkon fitore kundër skuadrës maqedone

Nga: K.G. Më: 25 shtator 2020 Në ora: 15:30
Islami kërkon fitore kundër skuadrës maqedone

Renova, Shkendija, Sileksi dhe Shkupi e filluan sezonin e ri me një ritëm të shtuar. 

Shefi i shtabit profesional të skuadrës së futbollit Renova nga Xhepçishti i Tetovës, Bujar Islami, është duke pritur duelin ndaj Maqedonisë GP në kuadër të javës së shtatë të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut. 

“Mendoj se do të jemi të gatshëm për ndeshjen me Makedonia Gjorgje Petrov. Në këtë ndeshje, ne si klub nuk kemi zgjidhje tjetër, por futemi për fitore - tre pikë.

Ne duam të përfundojmë ciklin e ndeshjeve më të vështira me fitore dhe do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të arritur qëllimin," tha mes të tjera Islami, transmeton “Ekipa.mk”. Sfida luhet me 27 shtator në Tetovë në orën 15.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat