Skuadra e Llapit kërkon fitoren e parë në kampionatin e ri të elitës së futbollit të Kosovës.
Llapjanët e harrojnë humbjen në “Zahir Pajaziti” me rezultat 1:0 nga Gjilani dhe tani mobilizohen për sfidën kundër “89-shit” që luhet nesër në orën 16.00 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
“Të shtunën në Mitrovicë për 3 pikët e para të edicionit”, shkruan në faqen e Llapit.
Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, i ka lojtarët në formë dhe është optimist se do të kthehen kryelartë nga Mitrovica.