Deçiqi – Sutjeska, të dielën!

Futboll

Deçiqi – Sutjeska, të dielën!

Nga: K.G. Më: 25 shtator 2020 Në ora: 17:25
Deçiqi – Sutjeska, të dielën!

Skuadra shqiptare Deçiq nga Tuzi, të dielën do ta pres skuadrën e mirënjohur Sutjeskën nga Nikshiqi, në kuadër të Telekom Ligës së Parë të Malit të Zi në futboll.

“Ndeshjet e javës së të 6-të do të luhen këtë fundjavë.

Shumica e ndeshjeve (katër) luhen të dielën, ndërsa të shtunën është në program vetëm dueli midis Jezeros dhe OFK Titogradit, e cila do të luhet (15.30) në fushë neutrale në Berane.

Të dielën, Rudari - Buduçnosti (17.00), Iskra - Petrovac dhe Deçiqi - Sutjeska (18.00), ndërsa Zeta dhe Podgorica është caktuar për në orën 19.00”, njofton mes të tjera media malazeze “Vijesti”.

Deçiq është në vend të dytë me 11 pikë apo me 3 fitore e 2 barazime, me goldallim 8:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat