Zbulohet shuma e transferit të Andi Zeqirit në Premier League

Futboll

Zbulohet shuma e transferit të Andi Zeqirit në Premier League

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 18:29
Zbulohet shuma e transferit të Andi Zeqirit në Premier League

Futbollisti që do ta përfaqësojë Kosovën në të ardhmen e afërt, Andi Zeqiri, do të largohet nga klubi zvicrean Lausannen, shkruan Insporti.

21 vjeçari i lindur në Lausanne të Zvicrës do të largohet nga klubi me të cilin ka edhe një vit kontratë në drejtim të Premier Ligës, raporton gazetari i njohur i The Guardian, Fabrizio Romano.

Ditëve të kaluar u raportua se Andi Zeqiri kishte arritur marrëveshje me klubin e Series A, Parma por kjo lëvizje nuk u finalizua në fund.

Babai i Andi Zeqirit, Avdiu, në një prononcim për Periskopin ka zbuluar shumën  e transferimit, e që është 5.4 milionë euro.

Arsyeja pse nuk është arritur ende marrëveshja definitive është sepse palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët sa i përket pagës së futbollistit, por dallimi është shumë i vogël, kështu që nuk pritet të ketë problem.

Kemi cdo arsye të besojmë se Zeqiri do të jetë futbollisti i radhës që do të luajë në Premier League.

Kujtojmë që Zeqiri ka pranuar kombëtaren e Kosovës ndonëse është paraqitur për të gjitha grupmoshat helvete, përfshirë këtu edhe kombëtaren U21 me të cilën ka 9 gola në 9 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat