Zidane nuk pret transferime të reja te Real Madrid

Futboll

Zidane nuk pret transferime të reja te Real Madrid

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 18:32
Zidane

Real Madrid nuk po mendon për transferime të reja.

Skuadra e Real Madrid duket se nuk kalkulon në përforcime të reja për sezonin e ri.

Trajneri i skuadrës ‘Los Blancos’, Zinedine Zidane, ka bërë të ditur se nuk do të kërkojë nga skuadra ndonjë lëvizje të re.

“Kjo është skuadra me të cilën duhet të punoj. Nuk do të kërkoj për asgjë më shumë”, ka thënë Zidane.

“Por, unë e di se çdo gjë mund të ndodh deri më 5 tetor. Mendoj se gjëja më e mirë për trajnerët është mbyllja e merkatos”, shtoi mes tjerash francezi.

Real Madrid kanë larguar nga radhët e tyre emra si Gareth Bale, por nuk do të kërkojnë më shumë përforcime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat