Simeone nuk ngopet

Futboll

Simeone nuk ngopet

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 19:10
Simeone nuk ngopet

Atletiko Madrid është forcuar këtë verë me një sulmues si Luis Suarez, por duket se Diego Simeone nuk është i kënaqur vetëm me kaq.

Ai dëshiron të formojë një sulm të gjithin uruguaianas, pasi “TMW” raporton se edhe Edinson Kavani pritet të bashkohet me “Los Colchoneros”.

Ish-ylli i PSG mbylli kontratën e tij me kampionët e Francës dhe është prej disa javësh lojtar i lirë.

Para disa ditësh ai ishte në negociata të avancuara me Benfikën, por kërkesat e tij financiare ishin të paarritshme për portugezët.

Kështu, Kavani nisi të mendojë për pista të tjera dhe duket se i është kthyer edhe njëherë Atletikos, me të cilën ishte pranë firmës në merkaton e dimrit.

Tratativat janë në fazën finale dhe pritet që sulmi i “Los Colchoneros” të jetë një nga më të fortët e këtij sezoni, që sapo ka startuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat