Jorginho te Arsenali për t’i mundësuar mesfushorit anglez kalimin te Chelsea

Futboll

Jorginho te Arsenali për t’i mundësuar mesfushorit anglez kalimin te Chelsea

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 08:11
Declan Rice

Chelsea raportohet se është e gatshme të shesë Joringon te Arsenali në mënyrë që të transferojë Declan Ricen nga West Hami.

The Blues deri më tani në këtë afat kanë kompletuar gjashtë transferime, derisa e duan edhe të shtatin për të kompletuar skuadrën e tyre.

Sipas asaj që raporton Daily Mirror, Frank Lampard ka kërkuar nga bordi i klubit që sa më parë të transferohet Rice nga rivali i tyre lokal.

Trajneri anglez nuk llogaritë më në shërbimet e mesfushorit italian dhe është i gatshëm që të shesë atë te The Gunners.

Edhe pse janë rivalë të mëdhenj në fushë, Chelsea dhe Arsenali nuk e kanë pasur problem që ndër vite të shesin lojtarë tek njëra tjetra.

Williani iu bashku Mikel Artetas në këtë verë, gjersa tani pritet të kalojë edhe Jorginho. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat