Mario Manduzikic rikthehet në Europë, sulmuesi kroat surprizon me ekipin e ri

Futboll

Mario Manduzikic rikthehet në Europë, sulmuesi kroat surprizon me ekipin e ri

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 09:04
Mario Manduzikic

Mario Manduzikic është pranë rikhimit në Europë. Sulmuesi kroat u largua nga Juventusi për të firmosur me Al-Duhail SC, por aventura e tij zgjati vetëm 6 muaj. Tashmë 34-vjeçari ka vendosur që të luajë sërish në Europë dhe është pranë firmës me Lokomotivën e Moskës.

Mediat vendase bëjnë me dije se akordi mes palëve është arritur me lojtarin që do të firmosi një kontratë për 2 sezone.

Fillimisht skuadra ruse I kishte ofruar një kontratë për një sezon me opsion edhe për një tjetër vit, por Mandzukic dëshironte një kontratë dy vjeçare dhe kjo është pranuar nga klubi.

Paga e tij do të jetë rreth 3 milionë euro duke përfshirë edhe bonuset, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat