Skriniar gjithnjë e më afër largimit nga Inter

Futboll

Skriniar gjithnjë e më afër largimit nga Inter

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 09:28
Milan Skriniar

Rinovimi i Contes duket se mund ta vendos të ardhmen e Milan Skriniar.

Mbrojtësi sllovak nuk shihet si opsion i parë për trajnerin zikaltër, andaj edhe po mendon largimin nga “Meazza”.

25 vjeçari tash e tre vite është pjesë e 18 herë kampionëve italianë, teksa ka regjistruar 105 paraqitje, duke shtuar edhe 4 gola.

PSG mbetet ekipi më i interesuar për t’i siguruar shërbimet e tij. Interi në parim ka vendosur shumën prej 50 milionë eurosh si çmim minimal për të hequr dorë nga futbollisti.

Ndërkaq, ka piketuar edhe zëvendësuesin. Bëhet fjalë për anëtarin e Manchester United, që ishte i huazuar edhe te Roma, Chris Smalling.

Gjithsesi, deri me datën 5 të muajit të ardhshme pritet të konfirmohet edhe përfundimisht kjo çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat