Gjimshiti mungon për shkak të kartonëve, Vojvoda shpreson | Formacionet e mundshme: Torino – Atalanta

Futboll

Gjimshiti mungon për shkak të kartonëve, Vojvoda shpreson | Formacionet e mundshme: Torino – Atalanta

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Sot me fillim nga ora 15:00, Torino dhe Atalanta hapin xhiron e dytë në futbollin italian.

Skuadrat ku aktivizohen futbollistët shqiptarë, Mërgim Vojvoda e Berat Gjimshiti, do të ndeshen me synimin e vetëm, trepikëshin.

Djaloshi nga Maqedonia Veriore do të mungojë për shkak të kartonëve, kurse mbrojtësi i djathtë kosovar shpreson të ketë minuta të rezervuara.

Mediat italiane tashmë kanë publikuar formacionet e mundshme të të dyja skuadrave, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.

Torino (4-3-1-2): Sirigu; Izzo, Bremer, Nkoulou, Murru; Linetty, Rincon, Lukic; Greens; Belotti, Zaza. Coach: Giampaolo.

Atalanta (3-4-2-1): Sportiello; Toloi, Caldara, Sutalo; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Gomez, Malinovski; Zapata. Coach: Gian Piero Gasperini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat