Përplasja e frikshme, Mavraj poston foto nga spitali

Futboll

Përplasja e frikshme, Mavraj poston foto nga spitali

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 12:54
Përplasja e frikshme, Mavraj poston foto nga spitali

Ish-kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj pësoi një dëmtim horror, në ndeshjen e djeshme të vlefshme për Bundesligën 2 mes AUE dhe Grojter Furt.

Në minutën e 17-të, Mavraj mori një goditje nga portieri Sasha Burshert, duke rënë në tokë pa ndjenja.

Portieri i Grojter Furtit, doli nga zona e tij për të spastruar topin, por nuk mund të shmangte kontaktin me Mavrajn të cilin e goditi në kokë.

Mavraj me anë të një barele u largua nga fusha dhe u dërgua menjëherë për në spital. Për fat të mirë, gjendja e tij paraqitet e stabilizuar, teksa së fundmi futbollisti ka postuar një foto nga spitali me 2 gishta duke shkruar: “Porieri gjithashtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat