Zidane i trembet Barcelonës

Futboll

Zidane i trembet Barcelonës

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 13:05
Zidane i trembet Barcelonës

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, beson se Barcelona ka një skuadër të aftë, e cila mund të luftojë për gjithçka. Pas një sezoni pa trofe (2019-2020), Ronald Koeman po rindërton Blaugrana-t, që kanë parë të largohen Luis Suarez, Arturo Vidal, Ivan Rakitic, Arthur dhe Nelson Semedo.

Philippe Coutinho është kthyer nga huazimi te Bayern Munich, Miralem Pjanic erdhi nga Juventusi, ndërsa Lionel Messi qëndroi në “Camp Nou”, pasi kërkoi publikisht largimin.

Zidane, skuadra e të cilit viziton Real Betis të shtunën, tha se Barça është aq e fortë sa të ishte dikur, sfiduese për tituj: “Unë do të jem i respektueshëm. Për më tepër, nuk e di se çfarë po ndodh brenda Barcelonës, prandaj nuk dua të përfshihem. Mendoj se secili klub ka çështjet dhe vështirësitë e tij. Barcelona, ​​për sa i përket skuadrës, do të luftojë për gjithçka. Nuk kam asnjë dyshim për këtë”.

Real Madridi, gjithashtu, ka parë disa ndryshime në skuadër, veçanërisht me largimet e Gareth Bale (huazim te Tottenham) dhe James Rodriguez (Everton). Zidane nuk shqetësohet nga ky fakt: “Kjo është skuadra, me të cilën duhet të punoj. Nuk do të kërkoj asgjë më shumë. Unë di që gjithçka mund të ndodhë nga tani deri më 5 tetor, kur mbyllet merkatoja. Si trajner mendoj se kam skuadrën më të mirë dhe jam plotësisht pas lojtarëve të mi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat