Paçarada me St. Paulin para sfidës së vështirë

Futboll

Paçarada me St. Paulin para sfidës së vështirë

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shtator 2020 Në ora: 13:45
Paçarada gjatë stërvitjes me top

Skuadra e St. Paulit nga Hamburgu është para sfidës së vështirë, kundër kundërshtarit të papërshtatshëm Heidenheim. 

Ndeshja luhet nesër në orën 13.30 në stadiumin “Millerntor” në Hamburg, në kuadër të javës së 2-të të Bundesliga II. 

Skuadra nga Hamburgu në javën e parë nxori pikë në udhëtim me rezultat 2:2 me Bochum-in. 

Reprezentuesi i Kosovës, Leart Paçarada, me St. Paulin, janë të përgatitur për sfidën e radhës dhe me synime që të shënojnë fitoren e parë. 

Trajneri i St. Paulit, Timo Schultz, mes të tjera ka thënë: "Djemtë janë të përqendruar. Ne kemi 25-26 djem në fushë që të gjithë dëshirojnë të luajnë. Ekipi karakterizohet gjithashtu nga fakti që ata luajnë njëri për tjetrin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat