Conte për Perishiqin: Kur ke këtë dëshirë dhe entuziasëm kaq të madh

Futboll

Conte për Perishiqin: Kur ke këtë dëshirë dhe entuziasëm kaq të madh

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 14:04
Conte për Perishiqin: Kur ke këtë dëshirë dhe entuziasëm kaq të madh

Ivan Perishiq u rikthye tek Interi, pas huazimit tek Bayern Mynihu.

Kroati mbylli një sezon mjaft të mirë me bavarezët, ku fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Championsin.

Mesfushori ka qenë i lidhur me disa skuadra, përfshirë Manchester Unitedin dhe PSG-në.

Por para ndeshjes kundër Fiorentinës, trajneri i Interit, Antonio Conte tha se Perishiq është rikthyer me shumë entuziasëm.

“Jam i lumtur për Ivanin sepse vjen pas një ekperience fantastike me Bayernin, ku fitoi tre trofe. Tani ai është rikthyer me shumë dëshirë për të luajtur me Interin dhe unë jam shumë i lumtur të shikoj këtë dëshirë”, tha Conte.

“Kur ke këtë dëshirë dhe entuziasëm kaq të madh, e bën më të lehtë punën e trajnerit”, përfundoi Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat