Manchester Utd fiton ndeshjen dramatike

Futboll

Manchester Utd fiton ndeshjen dramatike

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shtator 2020 Në ora: 14:58
Pamje nga ndeshja

Manchester Utd fiton ndeshjen dramatike! Manchester Utd shijon fitoren e parë në edicionin e ri në Premier League.

"Djajtë e kuq" si mysafirë fitojnë me rezultat 3:2 kundër Brightonin, në takimin e javës së tretë. Në minutën e 40-të, Maupay shënoi nga penalltia për epërsinë e Brightonit.

Në minutën e 43-të, Dunk  duke dashur të shmang rrezikun shënoi autogol, 1:1. 

Image

Në pjesën e dytë, "Djajtë e kuq" zgjohen nga gjumi, Markus Rashford, bën shoun, mashtron mbrojtjen e vendasve në stilin e skiatorit dhe nga afërsia rreth 8-9 metra godet bukur për epërsinë 1:2 pikërisht në minutën e 55-të.

Në minutën e 90+5,  Solomon March barazon 2:2. Në fund Manchester realizon për fitoren e madhe me 2:3 falë golit të Fernandes nga penalltia (90+10')

Manchester Utd ka një takim me pak, ku renditen në vend të 13-të me 4 pikë, kurse Brighton është i dhjeti me 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat