Naser Ajeti - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Futboll

Naser Ajeti - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shtator 2020 Në ora: 15:45
Naser Ajeti - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Futbolli dhe të gjitha sportet tjera, në vitet e 90-ta ishin të një fjale:  Në garat e Republikës së Kosovës po, kurrë nuk do të garojnë në ligat ish jugosllave dhe me klubet e Serbisë.

Sporti i Kosovës u pavarësua nga ai ish jugosllav, ndërsa pushtuesi serb u hakmor në mënyrën më të egër të mundshme, dëbon sportistët shqiptarë nga stadiumet dhe palestrat sportive.

Naser Ajeti i takon Gjeneratës së Republikës. 

Ai ka qenë ndër futbollistët më të mirë në vitet e 90-ta (1991-1999).  Ajeti me dhjetëra mijëra sportistë, zhvilluan garat në ara dhe fusha të papërshtatshme e të improvizuara, por me shumë krenari, për faktin se e sfidonin regjimin kriminal serb.
Ajeti nuk u ndal asnjëherë, as që u frikësua por e kundërshtoi fuqishëm pushtuesin serb. 

Ai sot ndihet krenar për sakrificën dhe kontributin që kanë dhënë në vitet e 90-ta, për të mbajtur gjallë futbollin dhe sportin në përgjithësi të Republikë së Kosovës, që sot e shijon brezi i ri dhe luajnë të lirë në stadiume dhe palestrat sportive, po ashtu garojnë dhe në garat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat