Futbollisti shqiptar, Elvis Rexhbeçaj, me Koln-in, të pafat në sfidën në Bielefeld! Koln pësoi humbje me rezultat 1:0 nga Arminia në takimin e javës së dytë të Bundesliga I.
Në minutën e 78-të, Edmundsson realizon për fitoren e madhe të vendasve.
Rexhbeçaj ka luajtur deri në minutën e 86-të, ndërsa Koln pësoi humbjen e dytë rresht.
Arminia zë vendin e katërt me 4 pikë dhe Koln është i 15-ti pa pikë.