Batatina: Nuk dua të komentoj gjyqtarët. Shihet qartë që shpesh herë nuk kanë as koordinim

Futboll

Batatina: Nuk dua të komentoj gjyqtarët. Shihet qartë që shpesh herë nuk kanë as koordinim

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 18:21
Batatina: Nuk dua të komentoj gjyqtarët. Shihet qartë që shpesh herë nuk kanë as koordinim mes vete

Tahir Batatina sërish e ka me gjyqtarët. Pavarësisht faktit se Trepça ’89 u “dënua” me karton të kuq dhe zhvilloi shumicën e pjesës së dytë me 10 futbollistë, trajneri i Llapit është ankuar përsëri në referim.

Duke folur për Art Sport pas ndeshjes, Batatina theksoi që Llapi e pati të vështirë t’i shënonte një 89-shi që sipas tij, mbrohej me 10 futbollistë.

“Ishte një ndeshje e vështirë ndaj një skuadre që dha maksimumin në fushë. Ne nuk i shfrytëzuam rastet në pjesën e parë, me të cilat mund ta fitonim takimin”, deklaroi Batatina.

“Nuk dua të komentoj gjyqtarët. Shihet qartë që shpesh herë nuk kanë as koordinim mes vete. Le t’i vlerësojë dikush tjetër”.

“Pasi 89-shi mbeti me 10 futbollistë, mbrohej me gjithë skuadrën. Ishte shumë e vështirë t’iu shënojmë gol”, shtoi Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat