Shpëtim Idrizi e konsideron shumë të vlefshme fitoren ndaj Llapit sot.
Tekniku mitrovicas është shprehur i kënaqur me mënyrën se si lojtarët e Trepçës ’89 iu qasën ballafaqimit me llapjanët, përcjellë Olle.
Duke e vlerësuar Llapin si një skuadër shumë të fuqishme, Idrizi tha se skuadra e tij arriti t’i shfrytëzojë në mrekulli gabimet e kundërshtarit.
“Sot patëm përballë një skuadër shumë të fuqishme, që ka futbollistë shumë cilësorë. E dinim që fuqia më e madhe e tyre është loja në krah”, deklaroi Idrizi për Art Sport.
“Skuadra sot dha gjithcka në fushë. Mendoj që kemi arritur t’i shfrytëzojmë shumë mirë gabimet që i bëri Llapi”.
“Ishte një fitore e madhe dhe shumë e merituar nga Trepça ‘89”, shtoi Idrizi.