Rama: Barazimi ishte epilog real

Futboll

Rama: Barazimi ishte epilog real

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 18:55
Rama: Barazimi ishte epilog real

Drenica mori një pikë të vlefshme në “Rexhep Rexhepi”, duke luajtur baras 2:2 me Feronikelin.

Pika e ka kënaqur trajnerin Fadil Rama, që e vlerëson barazimin në këtë ballafaqim si epilog real, përcjellë Olle.

“Ishte një ndeshje mjaft e vështirë, sepse dihet që Feronikeli ka cilësi. Mendoj që në përgjithësi barazimi ishte epilog real për këtë takim”, deklaroi Rama për Art Sport.

“Skuadra dha maksimumin në fushë, por na mbetet të përmirësohemi në disa aspekte. Do të punojmë shumë sepse na presin ndeshje të vështira”, theksoi trajneri i Drenicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat