Media e njohur spanjolle sulmon Hazardin

Futboll

Media e njohur spanjolle sulmon Hazardin

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 18:57
Media e njohur spanjolle sulmon Hazardin

Eden Hazard është kthyer në shënjestrën e medias spanjolle “AS” ditët e fundit. Futbollisti belg, i cili po vuan një seri dëmtimesh te kampionët e Spanjës është ironizuar nga “AS” për faktin se nuk ka shënuar gol në kampionat prej 356 ditësh, thuajse një vit.

Kolumnisti Tomas Ronçero shprehet se mosaktivizimi dhe mungesa shkëlqimi i ish-futbollistit të Çelsit me fanelën madrilène nuk kanë ardhur për shkak të dëmtimeve në kyçin e këmbës, por për shkak të mungesës së përkushtimit.

“Nuk është problem kyçi i këmbës, por mungesa e përkushtimit gjatë periudhës verore. Gjendja e tij ishte e njëjta me kohën kur mbërriti vjet në Madrid teksa firmosi për ‘ekipin e ëndrrave’ të tij.

Është mbipeshë dhe jashtë forme. Duhet të shikoni paraqitjet e tij me Çelsin dhe e kuptoni se sa shumë talent dhe cilësi ka demonstruar në fushë. Por, me fanelën e Realit ne dimë vetëm dëmtimet dhe problemet kronike për të qenë në formë. Ndihem i tradhëtuar dhe i zhgënjyer nga mungesa e tij e përkushtimit”, shkruan Ronçero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat