Muça largohet nga Tirana 5 ditë para sfidës vendimtare në Europë

Futboll

Muça largohet nga Tirana 5 ditë para sfidës vendimtare në Europë

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 18:59
Muça largohet nga Tirana 5 ditë para sfidës vendimtare në Europë

Vetëm 5 ditë para sfidës së vlefshme për Play Off-in e Europa Leagues, ndaj zviceranëve të Young Boys, Tirana njofton se një nga pikat më të forta të mbrojtjes në sezonin e kaluar, ish kapiteni Gentian Muça ka vendosur të largohet nga skuadra.

Lajmi është dhënë nga vetë klubi bardheblu, që njofton se ka qenë vetë futbollisti që i ka kërkuar presidentit Halili ndërprerjen e parakohshme të kontratës dhe largimin për të vijuar karrierën diku tjetër.

Klubi i Tiranës ka publikuar edhe një mesazh të vetë Gentian Muçës, që kërkon largimin dhe lë të hapur mundësinë e rikthimit për të bashkëpunuar me bardheblutë në një të ardhme në nivele drejtuese.

Ky vendim është mjaft i befasishëm, për më tepër që nuk bëhet e ditur se ku do të transferohet futbollisti, që vetëm më 8 gusht të këtij viti kishte rinovuar kontratën me klubin e Tiranës.

Megjithatë ndonëse në sezonin e fundit ishte titullar, 33-vjeçari e kishte humbur këtë pozitë në ndeshjet e Europës, pasi në formacion po luanin futbollistë të afruar gjatë verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat