​Thiago Silva bën gabim amatoresk në debutim për Chelsean

Futboll

​Thiago Silva bën gabim amatoresk në debutim për Chelsean

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 20:17
​Thiago Silva

Chelsea është duke u ballafaquar me skuadrën e West Bromwich Albion derisa po pëson humbje me rezultat 3-2 edhe pse ishte në disavantazh prej 3-0.

Një paraqitje katastrofale për Chelsean në 45 minutat e para të ndeshjes ku pësoi tre gola.

Në këtë sfidë debutoi braziliani Thiago Silva i cili erdhi nga Paris-Saint- Germain dhe madje trajneri Frank Lampard ia besoi shiritin e kapitenit.

Megjithatë, Silva bëri një gabim trashanik duke humbur topin si lojtari i fundit para lojtarit kundërshtar dhe Chelsea u ndëshkua me gol. Një debutim aspak i mirë ky për ish-qendërmbrojtësin e Milanit.

Ja momenti:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat