Xhaferi humb durimin

Futboll

Xhaferi humb durimin

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 13:01
Xhaferi humb durimin

Sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, duket se është mërzitur nga lojërat politike të Bashkisë Shkodër. Ai dëshiron që të privatizojë Vllazninë, por nuk ia ka dalë ende mbanë.

Drejtuesi i shkodranëve ka shkruajtur në Facebook-un e tij se duhet që këto lojëra të marrin fund dhe kuqeblutë të shpëtojnë njëherë e mirë. “Keshilli Bashkiak apo Kryetaria e Bashkisë, asambleja e Vllaznise së futbollit?! Lojra politike e iniciar nga këshilli që në fakt nuk prek thelbin por krijon nje gjendje paniku tek çdo investitor, sponsor apo partner qe don ta ndihmoje me zemer Vllaznine.

“Zgjidhja e vetme për sukses te qëndrueshem në planin sportiv, administrativ dhe financiar afatgjate është kalimi i shumices së aksioneve tek investitor serioz dhe korrekt.

“Ky proces duhet te nisë menjehere sepse Vllaznia ka mbet skuadra e vetme e superligës me aksioner 100% Bashkinë. Ne do ta mbështesim fuqishëm Vllazninë e futbollit dhe ky sezon duhet të jetë fillimi i ndryshimit për ta cuar drejt fitoreve të mëdha”, shkruajti Xhaferi në profilin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat