Sulmuesi shqiptar, Enis Bardhi, me Levanten shënojnë fitoren e parë në kampionatin e ri spanjoll.
Levante si mysafirë triumfoi me rezultat 3:1 ndaj Osasunës.
Bardhi u paraqitë titullar për Levanten, duke dhënë maksimumin.
Për Levanten realizuan Melero (41' e 81'), Roger (77') dhe për Osasunën Torres (38').
Bardhi u zëvendësua në minutën e 74-të. Duhet theksuar se në minutën e 71-të, Roger i Levantes dështoi nga penalltia.
Pas javës së tretë Levante zë pozitën e 9-të me tre pikë sa ka edhe Osasuna që është dy pozita më poshtë.