Skuadra shqiptare Deçiq nga Tuzi ka vazhduar me rezultate të mira në Kampionatin e Malit të Zi.
Ata kësaj radhe si vendas barazuan ne rezultat 1:1 me skuadrën e mirënjohur Sutjeskën nga Nikshiqi, në takimin që u zhvillua nën dritat e reflektorëve në stadiumin në Tuz.
Futbollisti Kristijan Vulaj realizoi në minutën e 19-të për epërsinë (1:0) e Deçiqit.
Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 53-të, Marko Çetkoviç barazoi rezultatin. Deçiq zë vendin e dytë me 12 pikë, ndërsa Sutjeska renditet në pozitën e 6-të me 8 pikë.
Deçiq ka një ecuri fantastike, nga gjashtë javët e para, ka 3 fitore e 3 barazime, me goldallim 9:2. Vulaj ka shënuar gjithsej 4 gola në edicionin e ri.