​Klopp sheh gjashtë skuadra rivale për titull në Premier Ligë

Futboll

​Klopp sheh gjashtë skuadra rivale për titull në Premier Ligë

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 22:41
​Klopp

Trajneri i Liverpoolit e sheh një garë të hapur dhe tejet të vështirë në luftën për titullin e kampionit në Premier Ligë.

Jurgen Klopp e riktheu trofeun më të madh të futbollit anglez në “Anfield Road” pas 30 vjetësh duke kryesuar me 18 pikë më shumë se rivalët e tyre që ishin Manchester City në pozitën e dytë.

“Premierë Liga ka shumë ekipe të mira. Ju nuk mund të vendosni për sezonin para se ai të fillojë. Nuk shkon kështu. Askush nuk ka asgjë të sigurt kështu që ne duhet të punojmë tepër shumë”, u shpreh fillimisht Klopp.

“Është një garë shumë e hapur. Chelsea dhe Manchester United do të jenë aty, pastaj Arsenali e Tottenhami si ekipe tejet të rrezikshme në luftë për titull”.

“Është një maratonë, nuk është sprint dhe duhet të kalojmë nëpër shumë momente komplekse. Unë nuk e di pse sot po flasim për titullin kampion! Nuk ka ide se kush do ta fitojë, por e di se shumë ekipe do të provojnë”, tha në fund tekniku gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat