​Derbi italian përfundon pa fitues

Futboll

​Derbi italian përfundon pa fitues

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 22:47
Foto

Roma dhe Juventus kanë zhvilluar sonte ndeshjen e xhiros së dytë në Serie A.

Vendësit erdhën dy herë në epërsi, por mysafirët barazuan dy herë, duke bërë kështu që në fund derbi i madh italian të përfundojë pa fitues.

Veretout solli romakët në epërsi në minutën 31 nga penalltia, për të barazuar shifrat Ronaldo një minutë para përfundimit të pjesës së parë, nga pika e bardhë.

Kur pritej që pjesa e parë të përfundojë baras, për këtë u përkujdes Veretout duke shënuar golin e tij të dytë.

Në pjesën e dytë Juventus mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi që Rabiot u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Megjithatë, kampioni aktual italian në futboll nuk lejoi të dalë kokulur nga Olimpico, duke shënuar golin e barazimit përmes Ronaldos në minutën 69.

Juventus renditet në pozitën e katërt në tabelë me katër pikë, ndërsa Roma e trembëdhjeta me vetëm një pikë të fituar. Tabelës i prin Napoli me gjashtë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat