Presidenti i Llapit vjen me mesazh për lojtarët

Futboll

Presidenti i Llapit vjen me mesazh për lojtarët

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 23:02
Presidenti i Llapit vjen me mesazh për lojtarët

Dy ndeshje dy humbje. Ky është bilanci i Llapit në dy takimet e para.

Kryetari i klubit, Beqir Batatina, ka motivuar lojtarët përmes një mesazhi të publikuar nga klubi.

Të dashur futbollistë të klubit tim,

Unë do të qëndroj pranë jush edhe në vazhdim! Këto humbje kanë pak rëndësi për ne, këto humbje ndodhin dhe janë pjesë e futbollit, ne do gjejmë motivin për t’u rikthyer edhe më fuqishëm në vazhdimin e kampionatit.

Ishim të bashkuar në takimin e parë që kishim së bashku, ashtu do të jemi edhe në vazhdim, të bashkuar, krahë për krahë me njëri-tjetrin për t’i arritur objektivat e klubit.

Shumë shpejtë do të jem pranë jush, unë dhe kryesia e klubit kam besim të plotë në shtabin teknik, në futbollistët e mi dhe në stafin punues, sepse ne jemi duke bërë më të mirën por ndoshta edhe fati na e ka kthyer shpinën në këto ndeshje.

Vazhdojmë së bashku për ndeshjet e radhës!
Forca Llapi.

I juaji
Presidenti i klubit
Beqir Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat