Gattuso pas fitores 6:0: Duhet të përmirësohemi akoma

Futboll

Gattuso pas fitores 6:0: Duhet të përmirësohemi akoma

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 00:57
Gennaru Gattuso

Gennaru Gattuso nuk është i akoma mjaftueshëm i kënaqur me skuadrën e tij.

Napoli ka shënuar një fitore spektakolare ndaj Genoa, me rezultatin 6:0, por kjo nuk ndal kërkesat e Gattuso.

Trajneri italian ka shprehur besimin se përkundër këtij rezultate, ka akoma vend për përmirësime te Napoli.

“Rezultati nuk reflekton takimin”, ka thënë Gattuso.

“Ne duhet të fokusohemi për t’u përmirësuar dhe për të gjetur balancin e duhur, sepse na duhet balanc në mënyrë që të luajmë këtë lloj futbolli”, shtoi trajneri i Napoli.

Napoli prinë aktualisht tabelën e Serie A, pas dy xhirove, me pikët maksimale dhe një goldiferencë 8:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat