Ruben Dias te Man City, Otamendi te Benfica

Futboll

Ruben Dias te Man City, Otamendi te Benfica

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 08:09
Ruben Dias

Manchester City dhe Benfica kanë mbyllur marrëveshjet me njëra tjetrën për Ruben Dias dhe Nicolas Otamendi.

Pas negociatave të gjata, është arritur marrëveshje për transferimin e portugezit Ruben Dias në Premierligë.

Si pasojë, Nicolas Otamendi do t’i bashkohet skuadrës së Benfica, pas një karrierë të pasur me ‘Citizens’.

Manchester City në anën tjetër pagoi 68 + 3 milionë euro për të siguruar shërbimet e Ruben Dias.

Otamendi i kushtoi Benficas  15 millionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat