Andrea Pirlo nuk ka mbetur aspak i kënaqur me barazimin ndaj Romës.
Juventus ka lëshuar pikë nga udhëtimi në ‘Stadio Olimpico’, duke luajtur baras 2:2 ndaj Romës.
Ishte Cristiano Ronaldo që me dy golat e tij siguroi një pikë për ‘Zonjën e Vjetër’, por përsëri kjo nuk kënaqi Andrea Pirlon.
Trajneri italian beson se skuadra e tij ka bërë hapa prapa, por thotë se skuadra është në ndërtim e sipër.
“Roma sulmoi me shumë lojtarë, njësoj si ne, kështu që ishte më ndryshe sesa ndaj Sampdorias”, ka thënë Pirlo
“Ky ishte një hap prapa, por jemi skuadër në ndërtim e sipër”, shtoi trajneri.
“Ne nuk patëm kohë mjaftueshëm për të parë opsionet në fazën para-sezonale, kështu që këto ndeshje janë teste”, tha mes tjerash Pirlo.
Juventus numëron tashmë katër pikë në dy ndeshjet e luajtura. Synimi është mbrojtja e titullit të kampionit.