Ronaldo pas barazimit ndaj Romës: Pikë e rëndësishme për Juventusin

Futboll

Ronaldo pas barazimit ndaj Romës: Pikë e rëndësishme për Juventusin

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 09:43
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka vlerësuar lart pikën e fituar ndaj Romës.

Juventus luajti baras 2:2 ndaj Romës, për të dalë me vetëm një pikë nga udhëtimi në ‘Stadio Olimpico’.

Më i dalluari në këtë takim ishte Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy gola në këtë ndeshje.

Portugezi pas ndeshjes ka vlerësuar se kjo pikë ishte shumë e rëndësishme për ‘Zonjën e Vjetër’.

“Mendoj se është një pikë e fituar. Ishte situatë e komplikuar, u kthyem, edhe pas kartonit të kuq, kështu që në fund të kampanjës kjo mund të jetë pikë e rëndësishme”, ka thënë Ronaldo.

“Ne jemi në startin e sezonit, kemi trajner të ri, ide të reja, por unë shoh skuadrën që po punon mirë, me entuziazëm dhe shoh të ardhme të ndritur për ne”, shtoi portugezi.

“Ajo që shohim është se skuadra është e lumtur dhe punon me buzëqeshje”, ishin fjalët e CR7.

Me dy golat e shënuar mbrëmë, Ronaldo arriti në kuotën e 450 golave të shënuara, si i pari lojtarë në historinë e top pesë ligave evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat