Federata e Futbollit të Gjermanisë pranon gabimet në raport me Ozil

Futboll

Federata e Futbollit të Gjermanisë pranon gabimet në raport me Ozil

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 10:54
Ozil

Federata e Futbollit të Gjermanisë ka pranuar se ka pasur qasje të gabuar në raport me Mesut Ozil.

Mesut Ozil linte kombëtaren e Gjermanisë, me insistimet se është përballur me racizëm, insistime të cilat hidheshin poshtë nga DFB.

Megjithatë, së fundmi, nga DFB thonë se janë qasur gabim në raport me Ozil, duke mos gjetur kohën e duhur për t’u takuar me lojtarin, kur ai kishte këto insistime.

“Një foto u bë shkas që të nxiteshin shumë tema të tjera”, ka thënë Friedrich Curtis, sekretar i DFB.

“Në momentin kur kishte akuza për racizëm, ne humbëm kohën për t’u takuar me lojtarin”, shtoi ai, duke pranuar gabimet e federatës.

Ozil u pensionua nga kombëtarja e Gjermanisë me 92 paraqitje dhe me 23 gola në emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat