Lazio në bisedime me yllin e Man Utd, e do në formë huazimi

Futboll

Lazio në bisedime me yllin e Man Utd, e do në formë huazimi

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 12:08
Foto Ilustrim

Lazio po kërkon huazimin e yllit të Manchester United.

Skuadra italiane, Lazio, kanë nisur bisedimet me Andreas Pereira.

Pereira nuk ka luajtur me United qysh nga paraqitja e tij në Ligën e Evropës, në muajin gusht.

Sipas ‘The Telegraph’, Lazio e do lojtarin në formë huazimi.

Italianët synojnë ta kenë atë për një sezon në huazim, kurse në fund të kenë opsionin e blerjes.

Nuk dihet akoma se sa para mund të ofrojnë lacialët për këtë lëvizje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat