United me një ofertë të fundit për Sanchon, Dortmundi ka pak kohë për ta analizuar atë

Futboll

United me një ofertë të fundit për Sanchon, Dortmundi ka pak kohë për ta analizuar atë

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 13:10
Jadon Sancho

Manchester United nuk ka hequr dorë nga transferimi i talentit të madh anglez Jadon Sancho.

Borussia Dortmund deri më tani i ka rezistuar ofertave për yllin e tyre, teksa Manchester United shihej si skuadra e ardhshme.

Djajtë e Kuq kanë bërë edhe një ofertë të fundit duke tentuar ta transferojnë yllin anglez.

Sipas mediave gjermane dhe atyre angleze, United ka ofruar 90 milionë funte për Sanchon.

Kjo ofertë është përfundimtare nga United dhe tani topi kalon tek zyrtarët e klubit gjerman që duhet të vendosin nëse do ta shesin apo do ta mbajnë Sanchon.

Dortmund është i detyruar që brenda kësaj jave t’i kthejë përgjigje Djajve të Kuq për ofertën e tyre prej 90 milionë funteve.

Nga ana tjetër sulmuesi anësorë ka një marrëveshje personale me klubin anglez dhe vetëm po pret që dy skuadrat të gjejnë gjuhë të përbashkët për çmimin e tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat