Manchester United ka filluar bisedimet me agjentin e N'Golo Kante derisa ata po shikojnë të sigurojnë një marrëveshje befasuese dhe të shpejtë raporton “The Mirror”.
Skuadra e Chelseat është e gatshme ta shes reprezentuesin nga Franca, por Kante duhet të pranojë një ulje të madhe të pagës për të kaluar në “Old Trafford”
Ole Gunnar Solskjaer është një admirues i madh i francezit dhe beson se ai mund ta përforcojë mesfushën e “Djajve të Kuq”
Ndërkohë edhe gjiganti italian Interi është i interesuar për transferimin e yllit të Chelseat në “Giuseppe Meazza”.