Ylli i Bayern arrin marrëveshje me Leeds United, Bielsa synon të jetë problematik në Premierligë

Futboll

Ylli i Bayern arrin marrëveshje me Leeds United, Bielsa synon të jetë problematik në Premierligë

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 13:35
Michaël Cuisance

Leeds United janë afër që të rrëmbejnë yllin në rritje të Bayern Munich.

Leeds United kanë arritur marrëveshje personale me Michaël Cuisance.

Fabrizio Romano shkruan se lojtari ka shprehur dëshirën që të ketë më shumë minuta, përcjell lajmi.net.

Kjo thuhet të jetë arsyeja pse ai ka negociuar me skuadrën e Leeds dhe ka arritur marrëveshje.

Leeds pritet t’i ofrojnë Bayernit 20 milionë euro dhe lojtarit kontratë deri në vitin 2025.

Mbetet të shihet nëse kjo lëvizje e Leeds do të finalizohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat